Bota

Policia amerikane publikon videon e momentit ku qëllohet për vdekje 13-vjeçari, teksa ai ngre duart lart

16 Prill 2021, 13:28| Përditesimi: 16 Prill 2021, 13:40

  • Share

Policia e Çikagos ka publikuar pamjet grafike të një oficeri që qëlloi për vdekje një djalë 13-vjeçar në një rrugicë të errët, me pretendimin se ai ishte i armatosur.

Videoja tregon policin duke bërtitur “Hidhe atë” përpara se të qëllonte Adam Toledon me armë në gjoks, më 29 mars, duke shtuar kështu tensionet në Çikago.

Djali nuk duket se mban një armë në sekondën kur u qëllua, por videoja e policisë tregon një pistoletë afër vendit ku ai ra. Protesta të vogla u mbajtën të enjten në mbrëmje rreth Çikagos, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi, por konsideroi videon si  “torturuese dhe pikëlluese”.

Publikimi i videos vjen pas të shtënave fatale të policisë në 11 prill ndaj Daunte Wright nga një oficer në një periferi të Minneapolis, vrasje e cila shkaktoi protesta të mëdha prej disa ditësh në vend.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?