Policia u bën apel qytetarëve që të mos dynden të gjithë në një ditë drejt Kakavijës. Nga e hëna do të ketë masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi. Një numër më i kufizuar do hyjë në shtetin grek. Gjithashtu do të merren masa jo nga policia shqiptare apo ajo greke por nga autoritetet shëndetësore greke. Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit, Eduart Merkaj po zhvillon takime ne doganën greke me homologët e policisë kufitare greke që të mundësohet shtimi i personelit shëndetësor për realizimin e tamponeve.
Lajmi kryesor:
Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës! Nga nesër kush hyn në Greqi 1 javë në karantinë! Qytetarët: Jemi shumë të gëzuar (VIDEO)
//ReportTv.al