Rikthehen parkimet e gabuara, policia bashkiake në 3 javë vendos 5 mijë gjoba (Vëzhgimi i Report TV në rrugët e Tiranës)

25 Maj 2020, 12:56| Përditesimi: 25 Maj 2020, 14:38

  • Share

Lehtësimi i masave për parandalimin e Covid19 dhe rikthimi në normaliteti i qarkullimit rrugor ka rikthyer shkeljet nga ana e drejtuesve të automjeteve. Kështu në vetëm 3 javë patrullime në kryeqytet Policia Bashkiake ka ndërmarrë 5000 gjoba për parkime të gabuara.

Report TV bëri një vëzhgim në disa prej akseve kryesore të Tiranës ku parkimet e gabuara apo parkimet dysh i konstaton kudo me drejtuesit e automjeteve që parkojnë ku të munden, në korsitë e biçikletave apo në zona të tjera të dedikuara.

Më problematike situate paraqitet në zonat më të populluara të Tiranës ku edhe qarkullimi i automjeteve është më i shtuar.

Shpesh herë kjo sjellje e drejtuesve të automjeteve duke parkuar kudo ndikon edhe në krijimin e trafikut të rënduar  në rrugët e kryeqytetit.

Për rreth 3 muaj drejtuesit e automjeteve janë toleruar duke mos u gjobitur në rast të parkimeve të ndaluara apo edhe shkeljeve të tjera për shkak se lëvizja e automjeteve ka qenë e kufizuar si pasojë e masave shtrënguese për parandalimin e Covid19.

Tashmë teksa gjithçka duket se po i rikthehet normalitetit drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm pasi policia rrugore dhe ajo bashkiake kanë nisur evidentimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor me masat administrative që varjojnë nga 1000 deri në 4000 lekë.

 

Komento

Komente

  • Iris: 26/05/2020 01:59

    Une jam O.K. me rrugen e bicikletave ,por duhet nje ndryshim : duhen bere one-way si per makina.Jo per gje po ku do te mund te anojne makinat ne Kulm trafiku kur ta zeme vjen nje ambulance ,vecanerisht ne rruget dutesore?Shtigjet e bicikletave per mendimin tim jane me te gjera sec duhen.

    Përgjigju
  • Sefer daja: 25/05/2020 21:59

    Per biçikleten: ti mos ha tymin e makines time o trushpelare! Po taksat e mia te pelqejne? Pastaj o i trashe biznesin me buçiklet ta mbaj? Ti mbase nuk ke as femije as prinder te moshuar per tu kujdesur! Dhe gomarin e paske shitur e paske ble biçiklet dhe nuk ke pun tjeter tani me ec neper rruget e Tirones me dyrrotak o njerrorak!

    Përgjigju
  • Zani: 25/05/2020 15:47

    Nuk merr vesh kjo rrace maloku ,,,mbytini ne gjoba....

    Përgjigju
  • Sefer daja: 25/05/2020 14:11

    Ka gjet pune policia bashkiake! Pse nuk ngrihet shqetesimi se qytetaret e Tiranes nuk kane ku i parkojne makinat? I gjith qyteti po vihet ne dispozicion te çiklisteve duke ja veshtiresuar jetesen qyterareve qe levuzin me makina si dhe bizneseve qe operojne buze rrugeve ku nuk ka fare ose ndalohet parkimi! Ato vende qe jane parkim pa pagese eshte e pamundur ti gjesh te lira! Po ashtu eshte shume e shtrenjte tarifa e parkimit! 100 lek/ ora.i bie qe per nje dite parkim te paguash gjithe te ardhuren ditore! Zgjidhja qe ka bo bashkia eshte zgjidhje perjashtuese dhe thjesht me rrit te ardhurat e Tirana Parking! Nuk eshte zgjidhje per qytetin dhe qytetaret!

    Përgjigju
    • Bicikleta: 25/05/2020 20:12

      Pse tymin e makines tnd do hajm cdo dit bli dhe ti biciklet ec parko ku te duash rehat

  • Staplerfahrer: 25/05/2020 14:03

    Jemi popull pa edukat, vec dajakun njofim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?