Policia Bashkiake e Tiranës ka nisur aksionin për të larguar nga rrugët makinat e braktisura prej disa kohësh dhe që kanë zënë hapësirat publike, si dhe krijojnë problem për qarkullimin e mjeteve.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, ka bërë thirrje për largimin e mjeteve të braktisura nga hapësirat publike.
“Policia Bashkiake Tiranë ka nisur një aksion për largimin e mjeteve të braktisura që zënë hapësira publike, të kthyera në problem për qytetarët. Ata që kanë lënë mjete të tilla të marrin masa dhe t’i largojnë vullnetarisht brenda një muaji nga data e vendosjes së njoftimit. Mjetet që nuk largohen brenda afatit do të spostohen e depozitohen në pikën e bllokimit”, shkruan Sula.
Në kuadër të kësaj, në makinat e braktisura që janë konstatuar, policët bashkiakë kanë lënë një njoftim në xhamat e automjeteve, duke u bërë thirrje pronarëve që kanë 30 ditë kohë për ta larguar vetë, në të kundërt do t’i heqë bashkia.
Komente
