Policia Bashkiake në Tiranë ka vijuar aksionin e ndëshkimit të drejtuesve të automjeteve në kryeqytet të cilët parkojnë në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.
Shërbimet e Policisë Bashkiake, kanë intensifikuar punën jo vetëm në drejtim të marrjes së masave për të parandaluar dhe ndëshkuar parkimet abuzive të automjeteve në qytet, por edhe në drejtim të vjeljes së masave administrative të pashlyera nga kundravajtësit.
Policia bashkiake kërkon bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve, për të parkuar në vendet e përcaktuara për parkim, pa u berë pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve, apo hapsirave dhe aktiviteteve të tjera
Ajo u kërkon drejtuesve shkelës që të paguajnë brenda afateve ligjore detyrimet për masat administrative, pasi në të kundërt shërbimet e Policisë Bashkiake, do të përdorin të gjitha mjetet shtrënguese që kanë në dispozicion, deri në spostimin e automjeteve të kundravajtësve me mjet ngritës, për në pikat e bllokimit.
Policia Bashkiake ka kontribuar edhe në respektimin e normave të qarkullimit dhe në mbajtjen hapur të korsive të emergjencave të dedikuara për zjarrfikëset, autobusët apo për ambulancat.