Kronikë

Policia bashkiake në Berat e nxori jashtë banese, 55-vjeçari i qëlloi me thikë! Dëshmitarja rrëfen ngjarjen: Policët e rrahën keq

1 Maj 2021, 21:38| Përditesimi: 1 Maj 2021, 21:46

  • Share

55-vjeçari Mikael Kurti u arrestua dje në lagjen Kushtrimi në Berat pasi kundërshtoi dhe plagosi një polic bashkiak duke mos iu bindur urdhrit të tij për të liruar banesën e dhënë me qira nga bashkia. Burbuqe Elezi e cila bashkë me djalin e saj të sëmurë ndajnë të njëjtën banesë me Kurtin, tregon se rreth 15 policë bashkiakë e kanë nxjerrë me forcë nga dhoma dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij. Ajo thotë se Kurti nuk ka asnjë problem mendor.

"Dje erdhën rreth 15 punonjës të bashkisë për ta nxjerrë me forcë nga dhoma duke i thënë "dil se e ke shtëpinë tënde gati,na çelësat". Dëgjova Mikaelin që po i thoshte se shtëpia ishte shqyer dhe pa derë, filluan debatet dhe më pas pashë disa pika gjak që po rridhnin nga dora e njërit nga policët bashkiak. Pastaj erdhi furgoni dhe Mikaelin e rrahën keq policat dhe e futën brenda në furgon", ka thënë ajo.

Mikael  Kurti kishte kohë pa paguar qiranë e banesës së dhënë nga Bashkia Berat dhe kjo ka bërë që policia bashkiake të shkonte të lironte banesën, por ka hasur në refuzimin e 55-vjeçarit.

Në gjaknxehtësi e sipër duke kundërshtuar daljen nga banesa, 55-vjeçari ka marrë thikën dhe ka goditur punonjësin e policisë bashkiake, G. Ç., 36 vjeç. Ai tanimë është në hetim nga autoritetet.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?