VIDEOLAJM/ Policia ‘bastis’ lokalin e përshtatur për lojëra fati në Mat, lojtari ia fut vrapit! Momenti kur policët e ndjekin nga pas

16 Gusht, 12:42| Përditesimi: 16 Gusht, 12:48

  • Share

MAT- Policia e Matit ka zbuluar një lokal të përshtatur për organizmin e lojërave të fatit, ndërsa në pranga ka rënë 34-vjeçari Ylli Kuka. Gjatë momentit kur Policia do të ushtronte kontroll në ambientet e brendshme të lokalit, një person që po luante lojëra fati është larguar me vrap për t’iu shmangur kontrollit.

Në pamjet me dron, dallohet momenti kur ai ikën me vrap dhe një grup policësh e ndjekin nga pas. Pas pak çastesh ai është kapur nga efektivët dhe është vënë në hetim në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

6 makineta për lojëra fati;

1 kompjuter

1 aparat celular

1 tavolinë pokeri

750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.   

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?