378 persona janë arrestuar , 25 prej tyre në kërkim kombëtar, vetëm në muajin qershor, thuhet në bilancin e punës së Policisë së Shtetit
88 000 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë asgjësuar, gjetur 2500 fara dhe pajisje të ndryshme që i shërbejnë kultivimit të tyre.
1.3 kilogramë kokainë, qindra doza kokaine, heroine, cannabisi, ketaminë, ekstazi, Poppers, si dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike dhe ndarjen e tyre në doza, janë rezultat i Antidrogës.
Në luftën kundër armëve, u zbuluan 18 armë zjarri, 6 armë gjahu dhe sportive, 6 granata, 10 kapsolla detonatore, 1 predhë, 1 palë dylbi, 5 radio dhe 2 fenelina si të Policisë, si dhe sasi municioni luftarak.
AntikKrimi ekonomik dhe financiar ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 52 milionë euro që dyshohet se kanë burim kriminal dhe mallra të dyshuara të kontrabanduara.
5 operacione goditën veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, ndërsa 3 operacione goditën veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Gjatë këtij muaji u zbardh një vrasje si, 2 plagosje dhe 30 raste të vjedhjeve të banesave. Vetëm në qershor janë finalizuar 93 operacione, nga të cilat 25 “Territor i pastër”; 15 “Tempulli”; 46 “Sundimi i ligjit” dhe 7 operacione “Plazh i lirë” dhe “Coastline”.
Nga kontrollet në terren dhe në bazë të denoncimeve të qytetarëve, janë konstatuar dhe goditur 135 raste të krimeve kundër mjedisit, arrestuar 4 autorë, në hetim 10 të tjerë. Për të garantuar një sezon turistik të qetë, u bllokuan 61 mjete të ndryshme lundruese dhe u hoqën dhe sekuestruar më shumë se 400 çadra dhe shezlongë. Policia Rrugore, ka arrestuar 143 shoferë, pezulluar 374 leje drejtimi, ndërsa u evidentuan edhe 44 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe sekuestruar rreth 36 000 euro dhe 147 000 paunde, që nuk janë deklaruar në pikat e kalimit kufitar.