Kronikë

Fushë-Kruja ‘blindohet’ nga forcat e policisë së Tiranës! Operacion i madh antidrogë, kontrolle të shumta për kultivimin e kanabisit

21 Mars, 08:21| Përditesimi: 21 Mars, 08:32

  • Share

Një operacion i madh antidrogë po kryhet në Fushë-Krujë.

Report TV mëson se operacioni do të shtrihet në të gjithë rrethin, me në fokus kontrollet nëpër sera, tunele dhe banesa të braktisura ku mund të kultivohet kanabis.

Të përfshira në këtë operacion janë edhe forca të shumta policie nga Drejtoria Vendore e Tiranës pasi janë parë në orët e para të mëngjesit në komisariatin e Fushë Krujës.

Në përditësim...

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?