Banorët e Temalit në Vaun e Dejës protestuan para Bashkisë së Vaut të Dejës, një ditë pasi Policia bllokoi 25 varka artizanale që transportojnë turistët në liqenin e Komanit. Banorët thanë se bllokimi i mjeteve lundruese jo vetëm ekonomikisht por edhe izolon këtë zonë.
“Këto janë varka artizanale ne kërkojmë që policia t’i zhbllokojë se këto shkojmë në shtëpi, jemi të izoluar”, tha një prej banorëve.
Banorët janë pritur nga Kryetari i Bashkiae Vau Dejës Kristian Shkreli, i cili tha se “policia ka premtuar zhbllokimin e mjeteve lundruese por me kushtin që ato të mos përdoren për shërbime turistike, pasi nuk janë të kolauduara dhe nuk ofrojnë siguri”. Ai tha se këtë shqetësim të banorëve do ta përcjellë tek Kryeministri Rama.
25 varka artizanale u sekuestruan një ditë me parë nga Policia e Shkodrës ndërkohë qe ditën e sotme ato do ti kthehen te zotëve por me kushtin qe te plotësojnë kushtet e sigurisë. Varka artizanale funksionojnë pa asnjë dokumentacion, tha policia një ditë më parë dhe nuk ofrojnë siguri.
Policia ka reaguar në lidhje me bllokimin e varkave në Lumin e Shalës dhe në Liqenin e Komanit. Sipas policisë operacioni po zhvillohet për sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë. Po ashtu policia thotë janë konstatuar 46 mjete te cilat ishin në shkelje të ligjit dhe cenonin sigurinë e pushuesve.
‘Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës/Vijon në ditën e dytë të tij, operacioni policor i koduar “Lundrim i sigurtë”, që po zhvillohet nga Policia Kufitare e Shkodrës, DVP Shkodër, FNSH Shkodër dhe Delta Forcë, në bashkëpunim të ngushtë më Drejtorinë e Përgjithshme Detare.
Operacioni “Lundrim i sigurtë”, për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë (pajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi), të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri.
Ky operacion është i treti që po zhvillohet përgjatë këtij viti, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare, pas 2 operacioneve sensibilizuese dhe informuese, të zhvilluara në muajin shkurt dhe në muajin maj, ndaj subjekteve ekonomike që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në të gjitha hapësirat ujore të vendit.
Qëllimi i vetëm i këtij operacioni është siguria e jetës së turistëve dhe vizitorëve, dhe jo penalizimi i operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.
Gjatë ditës së parë të këtij operacioni, u konstatuan 46 mjete lundruese (traget, skafë dhe varka artizanale) në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, që ishin në cenim të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë (nuk kishin pajisur pasagjerët me jelekë shpëtimi) për transport ditor, për qëllime turistike, të vizitorëve në këto vende.
Gjatë ditës së dytë të këtij operacioni, po vijon puna për identifikimin e pronarëve/poseduesve të varkave artizanale të bregëzuara gjatë ditës së djeshme, në pjesë të ndryshme të liqenit të Komanit. Gjithashtu, paralelisht po vijon sekuestrimi i motorëve të varkave artizanale që nuk përmbushin parametrat e sigurisë dhe nuk janë të pajisura me dokumentacionin përkatës.
Theksojmë se operacioni “Lundrim i sigurtë” vijon në të gjitha hapësirat ujore (dete, liqene dhe lumenj) të vendit, me qëllimin e vetëm garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve, turistëve dhe pushuesve, si dhe garantimin e zbatimit dhe sundimit të ligjit.
Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore , lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.
Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.’- njofton policia.
Kanë hall se për pak ditë do t'u duhet të ulin hashashin nga malet....
PërgjigjuVarkat qe qarkullojne ne lumin e shales jane si ne mesnete, esbte nje skandal i madhe.
Përgjigju