Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar i kanë bërë thirrje publikut për informacion që mund të çojë në kapjen e një shtetasi shqiptar 43-vjeçar, i cili është në kërkim për një ngjarje të rëndë në zonën e Walsall-it.
Sipas Policisë së West Midlands, bëhet fjalë për Ermal Gjikën, i akuzuar për përfshirje në një vjedhje të shoqëruar me dhunë, raportohet në njoftimin e policisë angleze.
Forcat e rendit kërkojnë nga qytetarët që kanë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojnë urgjentisht në numrin 999 ose të përdorin shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të policisë.
Komente
