Ermal Gjika, i kërkuari shqiptar

Bota

Policia britanike apel për ndihmë: Në kërkim shqiptari i dyshuar për grabitje me dhunë

6 Maj, 15:33| Përditesimi: 6 Maj, 15:38

  • Share

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar i kanë bërë thirrje publikut për informacion që mund të çojë në kapjen e një shtetasi shqiptar 43-vjeçar, i cili është në kërkim për një ngjarje të rëndë në zonën e Walsall-it.

Sipas Policisë së West Midlands, bëhet fjalë për Ermal Gjikën, i akuzuar për përfshirje në një vjedhje të shoqëruar me dhunë, raportohet në njoftimin e policisë angleze. 

Forcat e rendit kërkojnë nga qytetarët që kanë informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojnë urgjentisht në numrin 999 ose të përdorin shërbimin Live Chat në faqen zyrtare të policisë.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?