Fier - Policia e Fierit, në bashkëpunim me agjentët e antidrogës, ka intensifikuar kontrollet e befta në brendësi të lagjeve dhe blloqeve të pallateve. Operacionet synojnë goditjen e grupeve të trafikut të drogës, por edhe evidentimin e të rinjve përdorues, të cilët shpesh përdorin hapësira të izoluara pranë pallateve për konsum.
Këto veprime janë ndërmarrë si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve, të cilët kanë denoncuar raste të përsëritura të abuzimit me lëndë narkotike në zonat e banuara.
Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e shpërndarjes së drogës dhe rritjen e sigurisë publike.
Sipas burimeve një fokus të veçantë do të kenë edhe kontrollet në ambientet e shkollave.
Gjatë këtij muaji, nga Seksioni i Narkotikëve janë goditur 17 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, nga të cilat: 10 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 7 të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.
Komente
