Kronikë

Policia 'dorëzon' armët dhe zbret në fushë (5 rivalët)

6 Tetor 2019, 14:06| Përditesimi: 6 Tetor 2019, 14:09

  • Share

Krijohet për herë të parë ekipi i minifutbollit në policinë shqiptare, i përbërë nga 12 persona, i cili do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Minifutbollit të Forcave të Rendit (World Peace Indoor Soccer Tournament) që zhvillohet në 07-11 Tetor 2019 në Eibergen të Holandës. Më herët, po me iniciativë të IPA – Section Albania u krijua edhe Ekipi i “Volley Police”.

Para nisjes së ekipit për në Holandë, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike Gjovalin Loka i ka dorëzuar ekipit të minifutbollit Flamurin e Policisë së Shtetit. Drejtor Loka ka theksuar se ky është një aktivitet mjaft i rëndësishëm, i cili ndikon drejtpërdrejt në imazhin e Policisë së Shtetit dhe të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Në historinë e saj Policia e Shtetit përfaqësohet për herë të parë në këtë aktivitet dhe shorti përballë Policisë së Gjermanisë, Ukrainës, Rusisë, Rumanisë dhe Belgjikës.

Komento

Komente

  • tironci: 07/10/2019 08:43

    mos fol mo o edi se i ke thone te gjitha ke qa komentin

    Përgjigju
  • Edi: 06/10/2019 14:29

    Policia e Gjermanise nuk vjedh si ju nuk merr lek si ju uk tradhton koleget si ju , nuk vret si ju , kujt ja shisni keto shfaqje . bastrad

    Përgjigju
    • Mondi: 06/10/2019 20:56

      Këto ngjyrat e flamurit dhe design-i Level Expert...

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?