Policia e arrestoi me bujë për 1.2 kg kokainë, lirohet pas 3 muajsh 50-vjeçarja! S’ishte drogë, por qetësues

7 Janar 2021, 11:36| Përditesimi: 7 Janar 2021, 14:59

  • Share

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka liruar nga paraburgimi 50-vjeçaren Vera Preka, të cilës me 19-nëntor të vitit 2020-të iu gjetën dhe sekuestruan 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Shuarja e masës së sigurisë "Arrest në burg" të dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër për 50-vjeçaren erdhi me kërkese të prokurorisë së Lezhës, pasi nga akti i ekspertimit dhe ekzaminimeve që janë kryer ka rezultuar se materiali i gjetur në dhomën ku jetonte Vera Preka nuk ishte lëndë narkotike kokaine, por lidokaine e cila nuk gjendet  në tabelën e lëndëve narkotike dhe psikotropike të ndaluara me ligj.

Vera Preka u arrestua me bujë nga Policia e Lezhës në kuader të operacionit "Stacioni", pasi sipas bluve mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në Ishull, Lezhë, kjo shtetase posedonte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të Dodë Marvukaj që ishte i përshtatur si banesë për ish-bashkëshorten Vera Preka. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1.2 kg lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.  Në momentin e aksionit të policisë brenda servisit ndodhej vetëm Vera Preka e cila kishte të përshtatur një dhomë si banesë pasi figuronte e ndarë nga bashkëshorti Dodë Markvukaj dhe referuar të dhënave të policisë lëndën e dyshuar narkotike e kishte fshehur brenda lavatriçes.

Servisi ku u sekustrua droga

48 orë pas ndalimit referuar dhe gjendjes shëndetësore, Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për 50-vjeçaren, por disa ditë më pas ajo u arrestua sërish nga policia, pasi Gjykata e Apelit në Shkodër vendosi masen e sigurisë "Arrest në burg", për faktin se vendimi i shkallës së parë u ankimua nga prokuroria.Në kuadër të këtij operacioni pak ditë më vonë u arrestua dhe Dod Marvukaj 52-vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie "Arrest në shtëpi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Konkluzionet e ekspertizës

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 07/01/2021 12:57

    Ç`ne ne servis te gjendet lidokanine e presuar??!Qe kjo Vera te kete lidhje me shperndarjen apo trafikimin e kokaines as qe nuk behet fjale sepse lidokaina perdoret per prerje!! Por prokuroria duhej te hetonte nese Veres ia kane shitur per kokaine; nese donte ta shiste vete per kokaine ose nese donte ta perziente me nja 10% koka te paster dhe ta shiste si mall te mire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?