Policia e arreston dy herë, gjyqtarja i jep lirinë shpërndarësit të heroinës

15 Prill 2020, 14:18| Përditesimi: 15 Prill 2020, 14:26

  • Share

Një gjykatëse në Elbasan ka lënë në masë arresti shtëpiak një të arrestuar nga policia si shpërndarës përsëritës i lëndëve narkotike. Por edhe pse vendi ndodhet në shtet-rrethim si masë mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19, Artan Driza nga Gramshi e ka thyer masën duke dalë nga shtëpia. E çuditshmja është që e njëjta gjyqtare e ka nxjerrë sërish në masë arresti shtëpiak, duke mos e lënë në qeli shpërndarësin e rregullt të kokainës, të arrestuar dy javë më parë nga policia e Elbasanit.  

Gjatë kontrollit fizik Artan Drizës  iu sekuestruan 81 doza heroinë, të gatshme për t'u shpërndarë tek konsumatorët. Materiali hetimor për këtë shpërndarës përsëritës u dërgua nga policia për vlerësim në prokurorinë e Elbasanit, e cila ngriti akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Dosja i kaloi gjykatës së Elbasanit për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” e kërkuar nga prokuroria. Por gjyqtarja e çështjes Pajtime Fetahu, pasi ka vlerësuar të gjitha provat e akuzës, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e prokurorisë, duke caktuar për Artan Drizën, masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pas këtij vendimi, Driza, i cili tre javë më parë u kap me 81 doza heroine, u lirua nga burgu në datën 7 prill 2020, duke u lënë në masën e “arrestit në shtëpi”.  Por Artan Driza ka dalë nga shtëpia dhe ka filluar të lëvizë rrugëve të Elbasanit. Pak ditë më parë ka qenë një patrullë policie që e ka ndaluar dhe i ka kërkuar autorizimin për lëvizje. Driza jo vetëm që nuk kishte autorizim por kishte thyer dhe vendimin e gjykatës, duke dalë jashtë nga banesa dhe nuk ka qëndruar në “arrest shtëpie”, siç kishte urdhëruar gjykata.

Artan Driza, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Prokuroria e Elbasanit, i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Drizën. Sërish e njëjta gjykatëse në Elbasan, Pajtime Fetahu, ka rrëzuar kërkesën e akuzës, duke vendosur sërish lirimin e Artan Drizës nga burgu dhe caktimin për të dytën herë dhe për të njëjtin person, masën e sigurisë “arrest në shtëpie”.

Komento

Komente

  • liku: 16/04/2020 11:31

    I ka ikur koha ketyre lloj gjyqtaresh e kane trguar vehten se cfare jane duhe te zevendesohen me gjyqtare te rij

    Përgjigju
  • Iris: 16/04/2020 02:10

    Cdo e keqe e ka nje te mire:heroina nuk eshte si kanabis qe mund te gjendet ne fshat.Antidroga eshte mire ti vere nje gjurmues elektronik ne makine ose biciklete dhe ta lere te lire .Ai ka per ti shpene pa e ditur as vete te furnizuesit e tij,mund te kapen sasi me te medha e trafikante me te rendesishem,sa per gjykatesen,ky informacion duhet derguar te ministria e drejtesise e te z.Rama.

    Përgjigju
  • Andoni: 15/04/2020 18:35

    O Pajtime e bere kete pune lesh me qime.. Tu lumt jepi kap ca te kapesh...

    Përgjigju
  • Alti: 15/04/2020 18:33

    Gjyqtaret jane te korruptuar, por Pajtime Fetahu mban kampion. Nuk e di car bejne keto organizmat, SPAK, OFL, BKH, VETING ....... e nje Zot e di cfare, qe nuk e heqin kete prostitute te drejtesise.

    Përgjigju
  • Suela: 15/04/2020 15:58

    Nese je shtet arresto gjyqtaren ne vend te drohaxhiut....

    Përgjigju
  • alo alo: 15/04/2020 15:55

    Si ka mundesi qe kjo "gjykatese" te jete akoma ne pune ? A doli atehere tek emisioni 'STOP' me ze e figure duke marr 3500 euro dhe pasi mori Eurot, liroi te pandehurin qe akuzohej per “Plagosje me dashje”, “Vjedhje” dhe “Kundërshtim me dhunë ndaj punonjësit të policisë” ??? A ishte kjo "gjyqtare" qe fallsifikoi vendimim per nje prone nga 312 dynym ne 384 dynym ?? Ku eshte SPAK-u ? Ku eshte KLP ? Ku eshte Vetting-u ???

    Përgjigju
  • Vasilika Brahimaj: 15/04/2020 15:33

    Po opozita dhe te gjitha partite politike duhet te bashkepunojne ,se kur vjen puna e votave te shqyejne krahun per vote duke te afruar edhe para ose vend pune

    Përgjigju
  • Ilo: 15/04/2020 14:53

    Po cfare te rrine nacut pa njicik bar ne te gjithe kete karantine. Edhe ne qe se pime do ma ik mendja noj dite ta ndezim noj nje te dredhur.

    Përgjigju
  • loni: 15/04/2020 14:52

    po ca lesh shteti jemi more ky ka gjith jetem e vet qe shet droge

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?