Policia e Durrësit

Kronikë

Policia e Beratit e kërkonte për vjedhje, 34-vjeçari kapet duke plaçkitur marketin në Durrës! Në pranga edhe 2 të tjerë

22 Korrik, 14:33| Përditesimi: 22 Korrik, 14:36

  • Share

Durrës- I shpallur në kërkim për vjedhje, 34-vjeçari kapet në flagrancë duke kryer një tjetër plaçkitje, brenda një marketi në qytetin e Durrësit. 

Policia vendore bëri sot me dije se prangosi të dyshuarin L. G., 34 vjeç, banues në Berat. Ai u kap teksa ishte duke kryer vjedhjen e radhës brenda në një market në lagjen nr. 4 Durrës.

Nga verifikimet rezultoi se gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Beratit, për veprën penale "vjedhja".

Përveç tij, në pranga ranë edhe 2 persona që ishin në kërkim po për vjedhje. D. H., 48 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, pasi dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur një vegël pune në një banesë në fshat dhe H. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 16 korrik akuzohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike në pronësi të A. P., në lagjen nr. 4.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?