TIRANË-Asnjë punonjësi të policisë së Burgjeve në vend nuk i lejohet të jetë anëtar i ndonjë partie politike, apo të ketë kontakte me familjarët e të burgosurve, apo aq më tepër të ketë komunikim apo shoqërim me ndonjë të inkriminuar. Dënimi për shkelje do të ishte shkarkimi nga puna. Këto janë disa nga pika kryesore të Rregullores së Disiplinës në Policinë e Burgjeve, e cila është votuar dje në Fletoren Zyrtare.
Rregullorja, e cila pritet të hyjë në fuqi pas 2 javësh, vendos kufijtë dhe të drejtat e policëve të burgjeve, gjatë gjithë aktivitetet të punës së tyre. Duket si një 'vetting' i shkurtër për policët e burgjeve.
Urdhri është firmosur më 8 shtator nga ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Domethene nuk lejohet shoqerimi as me kriminele, as me kriminele?
Përgjigju