Policia e Burgjeve në gjendje të mjeruar, kreu i Sindikatës për Report Tv: Pa mjete, pa uniformë, këpucët i ndërrojnë një herë në 4 vite

1 Tetor 2020, 21:46| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 21:56

  • Share

Pamjet e këtij furgoni bënë xhiron e mediave kur  si ambulancë solli pranë spitalit Covid një të burgosur pacient.

Nuk është mjeti i vetëm i përshtatur e jashtë standarteve, pasi sipas kreut të sindikatës së shërbimeve në policinë e burgjeve Valentin Macaj janë mbi 200 të tillë që ai i konsideron të dala jashtë përdorimit.

"Janë mbi 26 mjete që nuk kualifikohen për mjete, ju mund të keni parë edhe mjete që janë epike", thotë Macaj.

Në rrjetet sociale Macaj ka prezantuar një galeri nga të gjitha burgjet e vendit, me mjete të vjetra që janë ende në shërbim.

Shqetësim për policinë e burgjeve mbeten edhe uniformat, rroga dhe kushtet e punës.

"Kërkesat janë për uniforma më cilësore. Nga 2005 deri në 2018 nuk u dhanë uniforma dhe me këmbënguljen tonë u arrit që të jepeshin uniformat. 13 vite i kanë blerë. Tani nuk është normale që shteti jep fondet, se këtu e kam theksin, i gjen fondet për uniforma. Pse nuk i kontrollon deri në fund, për cilësinë? Si është e mundur që një palë këpucë, që ka qenë në normë dy palë këpucë, gjysma për dy vjet. Tani është një palë këpucë për 4 vjet. Pra diçka nuk shkon", u shpreh Valentin Macaj.

Akoma më e rëndë është  pjesa e pagës në një kohë që policëve iu duhet të përballen me bosët e krimit brënda hekurave. Macaj thotë rrogat janë edhe nën 50 mijë lekë në muaj.

"Paga neto për gradën më të lartë kreyinspektor, nuk i kalon 56 mijë lekë, në xhep. Me letra është 65-67 mijë lekë, por nuk i kalon kaq. unë them për pagën neto në portofol. Absolutisht kërkojmë rritjen e pagës", përfundoi Macaj.

Kreu i Sindikatës paralajmëron protestë të punonjësve të policisë së burgjeve nëse zëri i tyre sdo dëgjohet dhe nuk do të palikohet ligji i ri për rritjen e pagës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?