foto ilustuese

Bota

Policia e Chicagos qëllon për vdekje 17 vjeçarin pasi kërkon tu ikë me armë në dorë

18 Shkurt 2019, 03:50| Përditesimi: 18 Shkurt 2019, 04:10

  • Share

Një 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga një officer i policisë së Chicagos gjatë një "konfrontimi të armatosur".

Djali i identifikuar si Michael Elam u qëllua pasi u përpoq ti ikte patrullës së policisë. Zyrtarët i bënë thirrje të ndalonte dhe të dorzohej para se ta qëllonin, por 17- vjeçari refuzoi të ndalonte dhe në përpjekje që ti shpëtonte policisë përplasi një automjet të parkuar.

Pasi braktisi makinën e tij ai u përpoq që ti arratisej policisë duke vrapuar. Oficerët e Chicagos konstatuan se Michael Elam kishte në dorë një armë zjarri tip pistoletë kështuqë ata hapën zjarr drejt tij duke e qëlluar për vdekje.

Nga një autopsi e kryer të dielën u konstatua se Elam vdiq nga plagë të shumta me armë zjarri dhe vdekja e tij u cilësua si një vrasje, tha zyra e mjekut.

Asnjë oficer nuk u lëndua gjatë incidentit, tha policia. Dy armë u gjetën nga vendi i ngjarjes. Grupet hetimore kanë shkuar në vendngjarje për të hetuar më me detaje për “vrasjen” e 17 vjeçarit

Komento

Komente

  • Berat: 18/02/2019 11:57

    Kte lajm duhet ta lexojn mir shteti jon dhe ta zbatojn forcat ushtarake tonat. Duhet te ket vec nji paralajmerim dhe pastaj veprim, se kriminelet i kapin i denojn me burgum te perjetcem dhe mas ca vitesh i nxjerin nga burgu,futini plumbin qe ne fillim dhe bim rehat ata njerez nuk i hyjn as dreqit ne pun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?