Fshati Frashër, ku ndodhi krimi në familje

Kronikë

Policia e Fierit pas arrestimit të Valbona Ramës: Ndihmoi vajzën të pastronte trupin, kreu veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës!

25 Korrik, 10:54| Përditesimi: 25 Korrik, 11:02

  • Share

Fshati Frashër, ku ndodhi krimi në familje

Policia e Fierit ka dhënë sot një njoftim zyrtar për krimin e rëndë në familje të ndodhur dje në fshatin Frashër, ku vajza ka mbytur të atin dhe më pas bashkë me nënën kanë inskenuar krimin si aksident. Motivet e ngjarjes deri tani dyshohet të jenë dhuna në familje, por hetimet mbeten ende aktive nga Policia dhe Prokuroria.

Zyrtarët e policisë konfirmuan arrestimin edhe të Valbona Ramës, pasi akuzohet se ka ndihmuar të bijën dhe konkretisht “ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale”, shprehet Policia mes të tjerash në njoftimin zyrtar.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

“Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.

Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”.


Lajmi kryesor:

Vajza vrau babanë në Fier, në pranga edhe nëna! E dhunonin sistematikisht, jetonte në një dhomë të veçuar (FOTO)


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?