Policia e Korçës i përgjigjet thirrjes së prefektit për të dhuruar gjak për njerëzit në nevojë: Me këtë kontribut, shpëtojmë jetë

14 Dhjetor 2023, 15:52| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 16:06

  • Share

“Dhuro gjak, shpëto jetë”, kjo moto ishte shtysa për iniciativën e dytë radhazi të institucionit të Prefekturës e cila gjeti mbështetjen e menjëhershme nga Drejtoria Vendore e Policisë.

Një numër i konsiderueshem efektivësh nga drejtoria dhe komisariatet e qarkut kontribuoi duke dhuruar gjak.

Sipas prefektit të qarkut të Korcës Nertil Jole dhurimi i gjakut është një akt  human e qytetar i cili plotëson nevoja jetike për pacientët me talasemi, të aksidentuarit, dhe të çdo pacienti që ka nevojë për gjak dhe qëllimi i kësaj nisme është pikërisht sensibilizimi për rritjen e vullnetarizmit dhe solidaritetit nga të gjithë aktorët e shoqërisë në mënyrë që ky kontribut human të kthehet në një traditë të vazhdueshme.

Edhe drejtori i Policisë Vendore Gjovalin Loka tha se ky kontribut do të jetë i vazhueshëm së bashku me stafin e tij.

Në vitin e dytë të kësaj nisme një traditë që do vazhdojë edhe nga institucione të tjera Jole tha se uron të shtohen vullnetarët në dhënien e gjakut dhe gjesti i sotëm i punonjësve të Policisë së Shtetit, t’i motivojë dhe inkurajojë të gjithë për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetën e dikujt që ka nevojë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?