Prishtinë - Një shtetas sirian është arrestuar të martën në perëndim të Kosovës, pasi dyshohet për vrasjen e një burri dy vjet më parë. Policia e Kosovës thotë se shtetasi sirian dyshohet për vrasjen e një shtetasi irakian, në vitin 2022 në kufirin jugor të Kosovës, Vërmicë.
Ai u arrestua në Pejë pas një hetimi nga policia e Prizrenit dhe ngarkohet me veprën penale vrasje e rëndë
Nuk është e qartë cilat ishin motivet e vrasjes apo se si ka ndodhur ajo.
"Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A. , mashkull, shtetas Sirian, i cili dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar me këtë rast ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”.
I njëjti sot me date 15.10.2024, rreth orës 09:30, në Rajonin e Pejës është arrestuar nga Hetuesit dhe është shoqëruar për në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren për procedura të mëtejme hetimore.I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës dhe përkthyesit është intervistuar dhe është mbrojtur në heshtje.Të gjitha veprimet janë ndërmarr ne koordinim me prokurorin e shtetit, i cili dhe ka lëshuar Aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë" informoi sot policia e Kosoves.
Prokurori ka urdhëruar që ai të mbahet në paraburgim për 48 orë.