Pajisjet e përdorura për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës konfiskon 174 pajisje të përdorura për kriptovaluta në veri të vendit

14 Prill 2023, 15:53| Përditesimi: 14 Prill 2023, 16:05

  • Share

Policia e Kosovës, gjatë një aksioni të bërë në veri të vendit në Zubin Potok ka konfiskuar 174 pajisje të paligjshme të cilat përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave. 

Lajmin e bëri të ditur vetë ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli përmes një postimi të bërë në rrjetin e saj social. Ajo shtoi aktivitetet e tilla janë nxitur nga mospagimi i faturave të energjisë elektrike kryesisht nga serbët që jetojnë në veri të vendit. 

 “Mospagimi i faturave të energjisë elektrike ka inkurajuar aktivitetet e tilla të paligjshme. Për këtë Serbia bllokon zbatimin e Udhërrëfyesit për energjinë. Ne kemi përmbushur zotimet tona. Është koha që edhe pala tjetër urgjentisht të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – që nga përfundimi i luftës nuk paguajnë për energjinë e shpenzuar.

Deri më 2017, për rrymën në veri kishin paguar qytetarët nga viset e tjera të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe kohore, faturat e qytetarëve në komunat e tjera të Kosovës kanë qenë për 3.5 për qind më shtrenjtë.

Por, Gjykata Themelore, e më pas ajo e Apelit, thanë se praktika e tillë e pagesës për rrymën e shpenzuar në veri ishte e jashtëligjshme. Ky vendim u konfirmua më 13 prill të këtij viti edhe nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Supremja konstatoi se konsumatorët mund të kërkojnë të kompensohen për rrymën e paguar për veriun.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?