Makina e Klea Gjatës dhe Laert Haxhia

Policia e Lushnjës sekuestron makinën e Klea Gjatës, e dashura e Laert Haxhisë! E kishte në emër të nënës së saj

2 Tetor 2023, 10:04| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 10:20

  • Share

Policia e Lushnjës, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit sekuestroi makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, vajzës që u arrestuar në kuadër të operacionit "Kurrë mos harro", e cila kisha lidhje me Laert Haxhiun.

Burime nga Policia e Lushnjës për gazetarin e Report Tv Sokola Dema, bëjnë me dije se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.

Policia e Lushnjës, me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit sekuestroi makinën tip GLK në përdorim të Klea Gjatës, vajzës që u arrestuar në kuadër të operacionit "Kurrë mos harro", e cila kisha lidhje me Laer Haxhiun. Burime nga Policia e Lushnjës bëjnë me dije se makina ishte në emër të nënës së saj, ndërsa është sekuestruar edhe një aparat celular që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.

27-vjeçarja Klea Gjata u arrestua në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos harro’, si e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

“Kurrë mos harro” është megaoperacioni që çoi në pranga 12 persona, 4 në kërkim që akuzohen për 6 vrasje, 5 shpërthime me tritol, grabitje me dhunë dhe 3 tentativa për kryerje vrasjesh. Policia e Shtetit i zbardhi këto krime falë të penduarit, Artan Tafani, 39-vjeçari anëtar i grupit të Laert Haxhiut, kundërshtar i Aldo Bares.

1696234722_1696233992makinaekleagjates.jpeg

Makina e Klea Gjatës 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Laert: 02/10/2023 13:48

    Ndihem shume ordiner sepse tani e pashe qe gomat e makines se ksaj k...apedanes time qekan bo per me u ndru.

    Përgjigju
  • Pet.: 02/10/2023 11:07

    Ky eshte shembulli kuptim-plote, se si nje nene kontribuon ne shkaterrimin e jetes se femijes se Saj.

    Përgjigju
  • qereku2: 02/10/2023 10:11

    Kjo sikur punonte zvicer pastruese dhe nuk kishte kontakte tani na del me GLK. Hajt mos u merzit se te mban me qumeshte dele qamili.

    Përgjigju
    • Realiteti: 02/10/2023 11:01

      Lere se gjynah e ka blere me pensionin e nenes se vete nuk kishte kontakte, ai e bezdiste. Nuk eshte ndonje gje e madhe jo, nje vrasje e gjysem nga dashnori i ka kushtuar.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?