Këngëtarja Elvana Gjata dhe mikesha e saj Jonida Vokshi

VIP & Spektakël

Policia e pret për ta marrë në pyetje, shoqja e ngushtë ka dy fjalë për Elvana Gjatën (Video)

20 Tetor 2018, 16:08| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 16:13

  • Share

Vetëm 16 ditë pas krimit të ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, këngëtarja Elvana Gjata e cila njihet si ‘mollae sherrit’ ka publikuar videon e këngës së saj më të fundit. Klipi titullohet “Shade” dhe është në bashkëpunim me producentin e njohur Poo Bear.

Videoja është shpërndarë nga të gjithë miqtë e këngëtares shqiptare, dhe shoqja e saj e ngushtë moderatorja Jonida Vokshi ka bërë të njëjtën gjë. “E pandalshme, Elavana. Gjysma ime,”- shkruan Vokshi krahas postimit të videos.

Ndërkohë Elvana Gjata është shpallur në kërkim për t’u marrë në pyetje nga policia pas krimit të ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Më datë 4 tetor rreth orës 21:50, pas përplasjes me armë mes dy grupeve mbeti i vrarë shtetasi Fabjol Gaxha dhe të plagosur, Ervis Martinaj dhe Eljo Hoti. Për ngjarjen në fjalë është u shpallën tre persona në kërkim, mes tyre Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?