Policia Shkencore implementon sistemin EVOFINDER, rrit cilësinë e ekzaminimit të provave balistike të armëve të zjarrit! Projekti finalizohet me asistencën e francezëve (VIDEO+FOTO)

7 Tetor 2022, 15:35| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 19:23

  • Share

Policia e Shtetit finalizoi sot me sukses implementimin e sistemit bashkëkohor EVOFINDER, një projekt ndërkombëtar që synon identifikimin dhe gjurmimin e armëve të zjarrit, për rritjen e cilësisë së ekzaminimit të provave balistike të gjetura në vendngjarje, për ruajtjen e administrimin e tyre, si dhe për marrjen e përgjigjeve. Ky projekt u finalizua me asistencën e Ministrisë së Brendshme franceze dhe Policisë së Francës. Në kuadër të implementimit të këtij sistemit, disa punonjës policie u trajnuan nga homologët e tyre francezë, me qëllim përdorimin sa më efikas dhe profesional të sistemit EVOFINDER.

Për këtë u zhvillua një takim finalizues i projektit, ku mori pjesë Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Rrumbullaku falënderoi ambasadoren për ndihmën dhe mbështetjen, për rritjen e cilësisë së punës së Policisë Shkencore. Sipas Rrumbullakut, zbardhja e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë dhe dokumentimi i plotë i tyre bazuar në prova shkencore, mbeten prioritete kryesore të punës së Policisë së Shtetit, e cila tashmë i përmbush detyrat e saj funksionale, e asistuar nga pajisjet e fjalës së fundit të teknologjisë. Ambasadorja, Barsacq siguroi ktryepolicin për mbështetjen e policisë franceze, për përmirësim dhe rritje të kapaciteteve të policisë në luftën kundër krimit të organizuar, kibernetike dhe terrorizmit.

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari gjithashtu, shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen e tij për realizimin e kësaj marrëveshjeje të nënshkruar midis dy ministrive, marrëveshje e cila u konkretizua me implementimin e sistemit të teknologjisë së avancuar EVOFINDER, çka tregon edhe një herë tjetër, mbështetjen dhe besueshmërinë që Policia e Shtetit merr përditë e më shumë, nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare. Kjo besueshmëri përkthehet më pas, në operacione të përbashkëta, për të përmbushur qëllimin madhor, luftën pa kompromis ndaj krimit.

Por çfarë është dhe si funksionon EVOFINDER?

I quajtur ndryshe si Sistemi i Identifikimit të Automatizuar të Balistikës, i prodhuar nga ScannBi Technology, është një pajisje skanimi që kap imazhe dixhitale 2D dhe 3D të plumbave dhe kutive të fishekëve për t'i ruajtur në një bazë të dhënash me qëllim krahasimin dhe përputhjen. Për të skanuar, përpunuar dhe ruajtur imazhe dixhitale 2D dhe 3D me cilësi të lartë të një sipërfaqeje të plotë ose të fragmentuar të një plumbi, duke përfshirë ato të deformuara fort, dhe çdo sipërfaqe të poshtme ose anësore të kutisë së fishekut. Për të krijuar një bazë të dhënash të plumbave të shpenzuar dhe imazhet e fishekut dhe për të mbajtur në një rrjet të vetëm informacioni. Të kryejë identifikimin automatik të objektit në shqyrtim midis objekteve në bazën e të dhënave dhe t'u sigurojë ekspertëve një "listë të përafërt" të objekteve të ngjashme.

Shërben për të parë sipërfaqen e një objekti të skanuar në monitor dhe për të kryer fokusimin manual ose automatik, ndryshimin e drejtimitë të dritës, etj. Për të kujtuar imazhet e ruajtura më parë në shkallën e dhënë, lëviz imazhet në mënyrë të pavarur dhe rreshton ato me synim identifikimin përmes krahasimit. Sistemi printon imazhe dhe raporte për t'u përfaqësuar në gjykatë. Teknologjia EVOFINDER përfshin ndriçim të shumëanshëm, ndriçim të veçantë me 2 anë për plumbat dhe ndriçim të veçantë me katër anë për gëzhojat. Sistemi është i lehtë për t'u përdorur, me një kasetë universale të ndashme dhe të rregullueshme për të mbajtur plumbat dhe kutitë e fishekëve. Pasi të jetë ngarkuar objekti, kaseta futet në EVOFINDER për skanim, dhe procesi zgjat afërsisht 2 deri në 3 minuta.   

Procesi i montimit të plumbit   
       

Hapat e procesit të skanimit
 

Pamje e plumbave në EVOFINDER

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?