Policia e shtetit ka bërë bilancin e operacioneve që ka zhvilluar gjatë muajit nëntor.
Gjaë këtij muaji janë sekuestruar mbi 1.8 milionë euro me burime të dyshimta dhe 19 prona të pjesëtarit të një grupi kriminal.
Në të 12 qarqet e vendit Policia ka kryer me sukses 73 operacione, 10 prej tyre u finalizuan në bashkëpunim me vendet e tjera, për kapjen ose ekstradimin e personave të cilët kishin një urdhërarrest ndërkombëtar
Gjithashtu u parandaluan 2 tentativa për trafikim të Kanabisit, një rast nga Dubai në Rinas, ndërsa rasti tjetër nëpërmjet PKK Kapshticës, në Greqi, si dhe janë sekuestruar në total 127 kg Kanabis, 6.1 kg Kokainë dhe asgjësuar 578 fidanë narkotikë dhe pajisje për kultivimin e fidanëve me anë të llambave në ambient të mbyllur.
Në pranga janë vendosur 568 autorë të dyshuar të veprave penale të ndryshme.
Po ashtu policia informon se:
- U parandaluan ngjarje kriminale në Dibër dhe në Kurbin, të cilat mund të kryheshin me armë dhe/ose me lëndë djegëse.
- U zbardh 1 vrasje e kryer në Tiranë, djegia e 2 automjeteve në Shkodër dhe e një rasti zjarrvënieje në Peqin.
- U finalizuan 9 operacione për zbardhjen e vjedhjeve.
- Policia Kufitare goditi 5 tentativa për të kaluar nëpërmjet pikave të kalimit kufitar shuma parash, pa i deklaruar. Në këtë kuadër u parandaluan dhe u goditën 2 tentativa të njëpasnjëshme, për futjen në Shqipëri, të mbi 1 milion eurove.
- Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim strukturat vendore të Policisë, goditi 6 raste të krimeve kibernetike, si: publikim të paautorizuar materialesh intime, shantazhe, si dhe këmbim parash në kriptomonedha dhe e anasjella.
- U goditën 6 raste në fushën e kontrabandës, si dhe të 4 rasteve të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal, drejt shteteve të BE-së.
Komente
