Policia e Shtetit: Dokumenti kundër eksponentëve të MEK që merren me trafiqe, është 'fake'

17 Shkurt 2022, 16:47| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 17:23

  • Share

Policia Shqiptare ka hedhur poshtë aludimet për një përfshirje në trafik klandestinësh dhe droge të disa eksponentëve të kampit të MEK në Shqipëri, duke deklaruar zyrtarisht se bëhet fjalë për një dokument “fake” që po qarkullon lidhur me këtë lajm.

Ky dokument, që referohet për një raport që Policia e Shteti i kishte dërguar Ambasada Amerikane, mbërriti në redaksinë e Report Tv dhe u publikua edhe nga Shqiptarja.com, por tani policia pretendon se bëhet fjalë për një dokument fals.

Ne si redaksi e marrim parasysh këtë saktësim të Policisë së Shtetit duke e pezulluar publikimin e lajmit në pritje të verifikimeve të mëtejshme. Më poshtë reagimi i plotë i Policisë:

“Lidhur me lajmin e publikuar në disa media, mbi një raport të Policisë së Shtetit, dërguar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që aludon për përfshirjen e komunitetit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, në trafikun e klandestinëve dhe të drogës, informojmë se:

Policia e Shtetit nuk i ka dërguar asnjë raport të tillë apo ndonjë tjetër të ngjashëm ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në të cilin flitet për implikimin e grupit MEK në trafikun e klandestinëve apo të droges

Policia e Shtetit sqaron se nga verifikimet e kryera rezulton që ky material është hedhur në qarkullim me qëllim dezinformimin e komunitetit.

Duke vlerësuar rolin e medias në informimin e publikut dhe rritjen e transparencës, kërkojmë që në interes të mirinformimit dhe për të shmangur lajme që çojnë në dezinformim, të kontaktohet zyrtarisht Policia e Shtetit, para publikimit”.

Duke shprehur besim në profesionalizmin e policisë shqiptare, redaksia e Shqiptarja.com do të verifikojë në mënyrë të pavarur informacionet rreth kësaj ngjarje". 

a.m.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?