Kryeministri Edi Rama

Politikë
Top 24

“Policia e Shtetit flet me vepra”, Rama nxjerr shifrat dhe i përgjigjet Bashës: Ikën nga Kuvendi, qytet më qytet…

6 Shtator 2018, 11:17| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 11:32

  • Share

Kryeministri Edi Rama në një postim të fundit të Twitter, ka publikuar shifra nga numri i vrasjeve në Shkodër, përgjatë viteve të fundit. Rama thotë se policia e Shtetit ka folur me vepra jo me fjalë. Kryeministri i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas deklaratave të këtij të fundit në Elbasan, ku tha se kontrollin e vendit e kanë bandat.

Rama thotë se “Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s'ia vlen të merresh.“

 

Të dhënat e postuara nga Rama në Twitter

Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama në Twitter:

E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s'çan dot në tregun mediatik.Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s'ia vlen të merresh.

Deklaratat e Ramës vijnë pak orë pasi policia e Shkodrës finalizoi operacionin për kapjen e të dyshuarve për vrasjet e fundit në këtë qytet. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas, ndërsa 20 të tjerë u shoqëruan.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roza: 06/09/2018 12:23

    Në qofte se kane dijeni qe qeveria e Rames eshte e lidhur me krimin, perse ju PDista nuk i deklaroni perpara gjykates, por thjesht beni propagande politike?!?! Merrni pjese në kuvend sepse populli ju ka zgjedhur per te thene fjalen tuaj ne kuvend dhe jo neper rruget e qyteteve. E lodhet kete popull me opoziten tuaj.

    Përgjigju
  • Eri: 06/09/2018 11:54

    O kryeminister legen vet i ke vizatu keta grafiket qe i ke nxjer ketu si kembet e pulave po ca e di popullin ti mor dele ne ku jetojem ne hen po sa vrasje jan ber keto 5 vjet ne shqiperi do krahasu me 97 ku ishin keta miqt me blinda ne kohen e sales ne gjith shqiperin nga shkodra ne sarand ke te tilla grupe , pse ca mendon ti se nuk e din shqiptaret poplli e di mir se e vuan ne lekur nga keta kriminelet qe ke nxjer ti rugve , kan humb djem nenash o pler per gjoba e per barin qe le ti

    Përgjigju
  • leonor: 06/09/2018 11:40

    Ti jeton vetem per shifra o cun, po pse nuk i kapet me perpara kta meqe kane qene me precedente penal, po i kapni sot qe eshte bere zhurme e madhe. ju jeni super te paafte qe te gjithe, ordinera jeni, vetem te tenderat jeni profesioniste ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?