Kronikë

Policia finalizon operacionin “Rifle”: Sekuestrohen armë, municion dhe mjet prerës, vihet në pranga 53-vjeçari në fshatin Grorë

9 Mars, 10:54| Përditesimi: 9 Mars, 11:08

  • Share

TIRANË-Komisariati i Policisë Nr. 6 ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”, duke goditur një rast të mbajtjes së armëve dhe sendeve të jashtëligjshme. Pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e policisë kanë zhvilluar një kontroll në banesën e shtetasit A. K., 53 vjeç, në fshatin Grorë.

“Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).”-thuhet në njoftim.

Si rezultat, 53-vjeçari është arrestuar për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Shtetit vazhdon angazhimin e saj në luftën kundër paligjshmërisë, duke siguruar rendin dhe ligjin për qytetarët.

 

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?