Deputetja e PS, Vasilika hysi

Politikë

Projektligji për Policinë Gjyqësore, opozita bojkoton Komisionin, Hysi: Ka disa probleme

14 Maj 2018, 11:34| Përditesimi: 14 Maj 2018, 12:44

  • Share

TIRANE-Komisioni i Sigurisë Kombëtare diskutoi sot projektligjin për organizimin e Policisë Gjyqësore, ndërsa opozita e bojkotoi. Në komision ishin vetëm anëtarët e PS, deputetja Vasilika Hysi është shprehur se janë evidentuar disa probleme, ndërsa shtoi se lidhjet e oficerëve kanë qenë shumë të dobëta me prokurorinë.

Në analizë janë evidentuar një serë problematikash. Lidhjet e oficerëve të policisë gjyqësore kanë qenë shumë të dobëta me prokurorinë. Emërimet, shkarkimet dhe lëvizjet nuk kanë qenë të drejta. Nuk kryenin vetëm detyrat e tyre por u caktonin edhe detyra të tjera që të linte shumë për të dëshiruar. Një grup ekspertësh të lartë kanë punuar për hartimin e këtij projektligji.

Doja që në këtë komision të ishin edhe anëtarë të opozitës të këtij komisioni sidomos për një cështje kaq të rëndësishme për policinë gjyqësore. Një cështje e rëndësishme është edhe roli që do luajë prokuroria. Duke qenë se mund të kemi një prokurori që mund të ketë mungesë në numrin e prokurorëve. Është një cështje që do diskutohet për rolin e këshillit të lartë të prokurorisë. Prokurorët dhe gjyqtarët kanë pagat më të larta edhe se deputetët me reformën në drejtësi

Vasilika Hysi

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu kërkoi mbështetje financiare për ofiecerët e policisë gjyqësore, pasi sipas tij kanë një rol kyç për hetimet. Përsa i përket bojkotit të opozitës, ende nuk dihet nëse lidhet vetëm me seancën e sotme të komisionit të Sigurisë apo është një vendim për të bojkotuar punimet e të gjitha komisioneve pas përplasjes së të enjtes në Kuvend

Komento

Komente

  • Bojkoto e mer rrogë: 14/05/2018 11:49

    Puna e opozites është të bojkotojë.. Shkojnë në mengjes në parlament, pinë nganjë kafe atje, hyjnë nje cop herë tregojnë kostumet e çantat Armani, ngrihen e ikin dhe për këtë PAGUHEN. Këta mutër marrin rrogën ne këtë menyrë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?