Policia greke asgjëson mbi 1 ton lëndë narkotike, i djeg në furra gjigante (VIDEO)

23 Nëntor, 18:59| Përditesimi: 23 Nëntor, 19:04

  • Share

Greqi-Policia greke ka asgjësuar mbi 1 ton lëndë narkotike me djegie.

Raportohet se djegia e lëndës narkotike- 221 pako është bërë në ambientet e veçanta. 

Droga u sekuestrua nga Nëndrejtoria e Prokurorisë për Lëndët Narkotike pranë Drejtorisë së Krimit të Organizuar si dhe nga Shërbimet e tjera të Sigurimit, raporton Prothotema.gr.

Konkretisht janë shkatërruar dhe djegur:
396 kilogramë dhe 448 gram kokainë
3 kilogramë dhe 302 gram heroinë
585 kilogramë dhe 49,7 gram kanabis i papërpunuar
32 kilogramë e 294,5 gram kanabis i përpunuar
37 kilogramë dhe 135,4 gram metamfetaminë
2.330 fidane kanabis
474,2 gram MDMA

“Asgjësimi është kryer sipas procedurës së përcaktuar dhe në vend të përshtatshëm, ndërsa ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar trafikun e drogës me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë së qytetarëve”, thuhet në deklaratën për shtyp të policisë greke.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?