Policia i kap mat duke vendosur baste sportive, 8 persona në pranga në Tiranë! 4 në hetim

11 Dhjetor, 15:44| Përditesimi: 11 Dhjetor, 15:54

  • Share

TIRANË- Një operacion kundër lojërave të fatit ka çuar në pranga 8 persona në Tiranë, ndërsa 3 të tjerë janë vënë në hetim. Operacioni u kodua ‘Bad spin 13’, ndërsa policia ka ushtruar kontrolle në disa lokale të përshtatura për organizimin e lotarive të palejuara.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja" operacioni policor i koduar "Bad spin 13".

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara, në lokale të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 8 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale: M. M., F. F., Xh. H., M. B., G. D., F. Rr., Xh. D., dhe A. M., banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit G. K., Sh. B., G. N., dhe G. Xh”, njofton policia.

12 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?