Një 46-vjeçar shqiptar ka plagosur me sëpatë një efektiv të policisë së Athinës, gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të së mërkurës kur autoritetet kanë marrë një denoncim nga një grua për 46-vjeçarin, i cili kishte qëlluar më herët në ajër.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e skuadrës DIAS, konkretisht ekipi i Akropolit, ku gjetwn në gjendje shoku gruan qw kishte bwrw denoncimin dhe djalin e saj.
Me të mbërritur policia, 46-vjeçari me origjinë shqiptare ka hyrë në shtëpi dhe ka nisur të shikojë se çfarë po ndodhte i fshehur pas një perde.
Më pas, sipas informacioneve, efektivët e DIAS kanë bërë sikur janë larguar nga vendi i ngjarjes, por dy prej tyre kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, duke pritur që autori të dilte sërish.
Kështu ndodhi. Shqiptari doli në ballkon, por në vend të armës mbante një sëpatë të madhe. Me të parë policët i ka sulmuar dhe e ka plagosur lehtë njërin prej tyre në dorë dhe më pas është arrestuar.