Policia informon qytetarët: Ku mund të lëvizin shqiptarët jashtë shtetit

6 Korrik 2020, 15:41| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 16:08

  • Share

Policia e Shtetit ka njoftuar të gjithë shtetasit shqiptarë në lidhje me kufizimet e lëvizjes  se me cilat shtete është e ndaluar lëvizja e lirë e tyre dhe se ku lejohet të shkojnë. Edhe pse Shqipëria i ka kufijtë e hapur për të hyrë dhe dalë çdo shtetas shqiptar dhe i huaj, nuk është e njëjtë me shtetet e rajoni apo vendet e BE-së . Në rajon, lëvizja e shqiptarëve dhe mjeteve është e lirë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, por jo me Malin e Zi dhe Greqinë. Të dyja shtete nuk lejojnë kalimin e lirë të shqiptarëve, duke vendosur rregullat e tyre në kufi.

Konkretisht në Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument  të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse udhëtimi përfshin një grup njerëzish mbi 10 veta, testi i covid do të kryhet në kufi nga autoritetet malazeze.

Në Greqi lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionët dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke, por jo për qytetarët e tjerë shqiptarë.

Me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.

Më herët Bashkimi Europian vendosi që më 1 korrik të mos hap kufijtë me Shqipërinë, por kjo do të shihet në varësi të ecurisë së pandemisë në vendin tonë dhe lista e miratuar nga BE me shtete që mund të udhëtojnë në zonën Schengen do të rishikohet pas dy javësh, pra më 15 korrik. Megjithatë, nga kjo listë do të përjashtohen tre kategori.

 Për vendet që nuk janë pjesë e listës, do të përjashtohen

-Qytetarët e BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre

-Banorët afatgjatë të BE-së dhe anëtarët e familjes së tyre

-Udhëtarët me një funksion thelbësor ose nevojë thelbësore

 Pra që do të thotë se qytetarët shqiptarë nuk do mund të shkojnë në vendet e BE-së, nëse nuk janë rezident dhe nuk kanë një arsye të fortë, si për shembull në vizitë mjekësore, apo një motiv tjetër të fortë, por jo kurrsesi për turizëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?