Kokaina e sekuestruar

Policia irlandeze kap 10.5 milionë euro kokainë, shpall në kërkim anëtarët e bandës shqiptare

14 Gusht, 09:32| Përditesimi: 14 Gusht, 09:46

  • Share

Policia irlandeze është vënë në kërkim të një bandë shqiptare të narkotrafikut. Sipas asaj që shkruajnë mediat irlandeze, shqiptarët kishin kontrabanduar kokainë me vlerë 10.5 milionë euro nga Meksika në Irlandë, por u kap në portin e Dublinit.

Gjatë hetimit të kryer nga Byroja Kombëtare e Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda dhe Shërbimi Doganor i të Ardhurave u pikas ngarkesa e drogës, shkruan 'The Irish Sun'.

Megjithatë policia nuk mundi të vërë në pranga asnjë nga anëtarët e bandës, të cilët besohet se bashkëpunojnë ngushtë me grupet meksikane të drogës. Nuk behet i ditur identiteti i personave të shpallur në kërkim.

Droga vinte nga Kolumbia dhe u transportua përmes Meksikës dhe ishte destinuar për në tregun evropian.

Besohet se disa nga pakot mund të kenë qenë të destinuara për tregun irlandez.

Droga e dyshuar e paligjshme u zbulua një njësi mallrash e pashoqëruar e cila kishte zbarkuar një traget u ndalua dhe u kontrollua. Lënda narkotike do t’i nënshtrohen analizës nga Shkenca Ligjore Irlanda (FSI).

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?