ITALI - 13 persona kanë rënë në prangat e policisë, 14 restorante luksoze në qendër të Romës dhe 4 mln euro pasuri të sekuestruara si pronë e klanit mafioz Camorra.
Interesat ekonomike të klanit përfshinin menaxhimin e restoranteve të vendosura në qendër të qytetit, në zonën e Panteonit, përmes Coronari, Trastevere, Fontana di Trevi, Castel San’Angelo, Quirinale dhe Piazza Navona. Ndër të arrestuarit përfshihet edhe djali i këngatarit të famshëm Gigi D’allessio.
Individët e grupit, të dhunshëm e të rrezikshëm përdornin metoda mafioze për përvetësimin e pasurive, shkruan në raportin e saj gjatë hetimit të kësaj cështje, DIA.
Kohët e fundit, është shfaqur një lloj tendence e re ndaj dhunës që përdoret për të realizuar krimet, e cila i atribuohet kriminelëve, kryesisht trafikantë droge pjesëtarë të Kamorrës, e të Cosa Nostra-s, të cilët janë grupe të huaja të krimit, në veçanti ato shqiptare.