Policia: Janë pezulluar 100 leje drejtimi në 24 orët e fundit! Drejtuesit që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas janë shkelësit më të shumtë

4 Qershor 2022, 15:32| Përditesimi: 4 Qershor 2022, 15:39

  • Share

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e shkeljeve në 24 orët e fundit të evidentuara nga makina inteligjente, radari automatik dhe patrullat e njësisë në lëvizje. Janë pezulluar 100 leje drejtimi për shpejtësi, janë vënë 331 masa administrative për shpejtësi, përdorim celulari, mospërdorim të rripit të sigurimit apo parakalime të gabuara.  

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit, në të dy senset e lëvizjes, ku janë skanuar nga makina inteligjente, shpejtësi që varionin nga 135 km/h deri në 195 km/h.  

Shefi i Njësisë për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë Gramoz Dafku ka theksuar se parandalimi i aksidenteve rrugore është në fokus të punës së kësaj njësie. Dafku ka theksuar se shkelësit më të shumtë janë drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Kosova për në Shqipëri dhe anasjelltas, prandaj po bashkëpunohet edhe me Policinë Kufitare, për të bërë të mundur shlyerjen e masave administrative nga drejtuesit e atyre automjeteve që kanë mundur të ndalohen nga shërbimet e Policisë Rrugore.  

Shefi i Njësisë ka apeluar për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, duke qenë se Rruga e Kombit po monitorohet në çdo moment me mjetet logjistike bashkëkohore, jo për të rritur numrin e masave administrative, por me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve, për të pasur një sezon turistik veror me parametra optimalë të sigurisë rrugore.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ekonomisti: 04/06/2022 18:41

    MBYTINI NE GJOBA.....mbushni arken e shtetit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?