Policia jep njoftim zyrtar për vrasjen në 'Don Bosko'.
"Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në "Don Bosko", në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip "Mercedes-Benz".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.
Lajmi kryesor:
Vrasje mafioze në Tiranë/ Ekzekutohet 35-vjeçari, 4 të plagosur, mes tyre dhe kamarieri! Shënjestra e atentatit, vëllai i viktimës! I plagosur dhe daja, i akuzuar në Itali për trafik droge (VIDEO)
B.K./ReportTv.al