Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi ekzekutimin e biznesmeni në Himarë.
"Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë - Borsh e Himarë - Vlorë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.
Lajmi kryesor:
Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit në Himarë, kushëri i kryebashkiakut Jorgo Goro! Kapet autori nga Tirana: I kam dhënë tokën, s' më dha lekët! Pamjet nga kompleksi që u bë 'mollë sherri'
B.K./r.k./ReportTv.al