Makina e djegur e autorëve

Policia kap bashkëpunëtorin e atentatorëve në Berat, 48- vjeçari largoi autorët! Halili vrau në ’97-ën, i bënë pritë sapo u kthye në atdhe

31 Gusht, 13:22| Përditesimi: 31 Gusht, 13:50

  • Share

Policia e Beratit, identifikoi një nga autorët e përfshirë në atentatin fatmirësisht pa pasoja, ndaj Altin Halilit, një të dënuari për vrasje në ’97-ën, të kthyer së fundi në atdhe.

Për ngjarjen e 26 gushtit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj automjetit të 46-vjeçarit në rrugën e fshatit Dushnik, policia arrestoi Iljaz Toskën, 48- vjeç me banim në Divjakë.

I arrestuari dyshohet se ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku kishin djegur makinën e përdorur në atentat, megjithëse i arrestuari pretendon se ka qenë rastësisht në vendin, ku u dogj mjeti i autorëve.  

"Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari Altin Halili ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre", njoftoi policia.

Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona.

Altin Halili është me 15 vjet burg për vrasjen e Sokol Kaloshit në fshatin Rremas të Lushnjes, në vitin famëkeq të ’97-ës, dënim të cilin e përfundoi në vitin 2010 e prej atëherë ndodhej në Itali. Krimi i rëndë, pasoi vrasjen e babait të Altinit, Qemal Halilit nga të afërmit e familjes Kaloshi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Patrioti: 01/09/2024 08:20

    Më në fund fjala "atdhe". Sa vite që nuk e lexoj e dëgjoj asgjëkund!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?