Vladimiri, personi që ndodhet në polici

Kronikë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e familjarëve të Vladimirit

4 Janar, 09:49| Përditesimi: 4 Janar, 09:51

  • Share

Në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, ndodhet një shtetas i cili deklaron se quhet Vladimir por nuk mban mend adresën e banimit apo të dhëna të tjera të tij, informoi sot policia e Tiranës.

Ky shtetas është i moshës rreth 50 vjeç, rreth 1.65 cm dhe mban të veshura xhup blu të errët dhe pantallona të zeza.

Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Stacionit Policor  Fushë-Krujë. Ftohen qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e tij të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?