Foto e të dyshuarit

Kronikë

Policia kërkon ndihmë për të dyshuarin e katërt të vrasjes së 30-vjeçarit në Angli

1 Tetor 2019, 13:54| Përditesimi: 1 Tetor 2019, 14:13

  • Share

Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e djalit në fotografi,  pasi ai dyshohet se ka qenë dëshmitar në momentin e vrasjes së Hemwand Ali Hussain në Hartlepool të Anglisë.

Sipas tyre burri mund të ketë qenë në atë zonë në kohën e vrasjes ose mund t'i njohë të akuzuarit.

Sipas mediave të huaja, Hussain u vra në Rrugën Charterhouse, Hartlepool dhe nuk dihen ende  shkaqet.

Tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës, që akuzohen në lidhje me vdekjen e 30-vjeçarit,  Dorian Pirija, 31 vjeç, Noza Saffari, 38 vjeç, dhe Angelo Xhaferi, 22 vjeç.

Të gjithë do të paraqiten para gjykatës më 17 tetor për një seancë gjyqësore tjetër.

Zëdhënësi i policisë Cleveland konfirmoi që oficerët po vazhdojnë hetimet e tyre për ngjarjen.

Hemwand Ali Hussain

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?