Policia kontrolle në banesat e të prekurve me COVID në Korçë: Mos dilni jashtë, i kemi të gjitha listat!

6 Korrik 2020, 18:22| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 18:29

  • Share

Policia e Shtetit vijon kontrollet në shtëpitë e personave të prekur me COVID-19 duke u bërë thirrje që të mos dalin nga shtëpia e tyre, pasi listat e përditësuara zotërohen nga autoritetet. Së fundmi është publikuar një video nga kontrollet në Korçë për të vëzhguar se sa janë respektuar rregiullat e vetëkarantinimit.

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e herëpashershme në banesat e të prekurve nga COVID-19, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në qarkun Korçë, Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga COVID-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit. Policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, të prekurit nga COVID-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së COVID-19", shkruhet në postimin e policisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/07/2020 02:00

    Shume mire qe I kontrrolloni ne se rine Brenda ,por a ju keni thene qe te mos u lejohet asnje qe ti vizitoje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?