Foto nga armët e gjetura në Mitrovicën e Veriut

Kosova & Rajoni

Kosovë/Policia kontrolle në një ndërtesë në Mitrovicën e Veriut, zbulohen armë dhe municione në bodrum

16 Prill, 22:55| Përditesimi: 16 Prill, 22:58

  • Share

Policia e Kosovës ka gjetur armë dhe municione në Mitrovicën e Veriut pasditen e së mërkurës. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë të ditur se aksioni është zhvilluar pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, i cili kishte shprehur dyshime për praninë e armëve në një lokacion të caktuar. Pas marrjes së informacioneve policia ka kryer kontrolle në një ndërtesë në rrugën “Ivo Lola Ribar”. Në bodrumin e ndërtesës janë gjetur dhe konfiskuar 8 karikatorë me fishekë, pajisje shtesë për montim në armë.

Policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës. Në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë në pyetje një person i dyshuar në lidhje me rastin.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?