DURRËS- Një operacion anti-drogë me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në terrene malore dhe në zona të pyllëzuara, është zhvilluar në zonën e Fushë-Krujës.
Sipas policisë kontrollet janë përqendruar në zonat e pyllëzuara të territoreve të Niklës dhe Fushë-Krujës.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. Fidanët u asgjësuan me anë të djegies.
Policia e Krujës dhe Durrësit ka vijuar hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Shërbime të shtuara të Policisë do të vijojnë kontrollet edhe gjatë ditëve të ardhshme, në të gjithë territorin e rrethit Krujë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".