Foto nga kontrollet e policisë në Velipojë

Kronikë

Policia kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

6 Korrik, 14:28| Përditesimi: 6 Korrik, 14:32

  • Share

Velipojë-Policia e Shkodrës ka nisur një aksion në Velipojë për ndotjen akustike, zhurmat në lokalet e natës dhe shkeljen e orarit në ambiente të hapura apo zona të banuara 

Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit turistik, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, ka vijuar me kontrollet për ndotjen akustike, sipas Planit të Masave për Sigurinë Gjatë Sezonit Veror.

Kontrollet u fokusuan në subjektet që gjenerojnë zhurma nga muzika, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga turistët.

Në zbatim të Ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, janë kryer matje të nivelit të zhurmës me pajisje të posaçme në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në zona të ndryshme të Velipojës.

Rezultatet e matjeve kanë dalë brenda kufijve të lejuar ligjorë, sipas standardeve dhe procedurave të përcaktuara.

Gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.

Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt, si për banorët ashtu edhe për pushuesit vendas dhe të huaj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?