Kronikë

Policia kufitare ndalon 3 emigrantë të huaj në kufirin shqiptaro-grek

15 Gusht 2019, 15:20| Përditesimi: 15 Gusht 2019, 15:22

  • Share

Policia kufitare dhe ajo e Pogradecit ka ndaluar 3 emigrantë në kufirin shqiptarë-grek. Emigrantët e ndaluar kanë qenë të kombësive siriane dhe algjeriane të cilët janë ndaluar në afërsi të fshati Trestenik.

3 emigrantët e paligjshëm janë intervistuar dhe më pas janë kryer procedurat e mëtejshme të emigrimit ku u kthyen në Greqi, nga ku kishin kaluar ilegalisht. Emigrantët i kishin shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit por më pas janë ndaluar nga blutë e Pogradecit. Synimi i emigrantëve ishte që të kalonin mes Shqipërisë dhe më pas drejt Malit të Zi.

Kujtojmë se prej disa muajsh në kufijtë e vendit tonë janë angazhuar edhe forcat FRONTEX që kanë bërë të mundur rritjen e masave të sigurisë dhe uljen ndjeshëm të kalimeve ilegale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?