Kronikë

Policia ‘matje’ në Shëngjin për nivelin e zhurmave, rezultojnë brenda normave

23 Qershor, 15:37| Përditesimi: 23 Qershor, 15:48

  • Share

Policia e Lezhës ushtroi kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me pajisje të certifikuara për zhurmën, të gjitha ambientet e jashtme dhe të mbyllura në zonën turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Blutë njoftojnë se janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte dhe matjet kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

'Matjet e realizuara, të kryera sipas procedurës standarde, kanë rezultuar brenda niveleve kufi të lejuara, të parashikuara nga Udhëzimi i Përbashkët nr. 02, datë 15.11.2023, i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë se Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu, janë kryer verifikime edhe për respektimin e orarit të muzikës në ambiente të hapura, në zona të banuara dhe ato turistike, i cili është i lejuar nga ora 11:00 deri në orën 24:00', njoftoi sot policia. 

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?